FUSHE-KRUJE-Sekuestrohen 425 kilogramë kanabis e 12 armë zjarri në Fushë-Krujë, arrestohen 6 persona një shpallet në kërkim.
Operacioni antidrogë i koduar "Koordinimi" u finalizua me arrestimin e Bledar Coraj, 36 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë, Egli Selaci, 28 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë, Shkëlqim Miri, 47 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë, Amarildo Mulleti, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Durim Demiri, 24 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë, Hysni Demiri, 59 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi P.D.
Forcat policore kanë ndërhyrë në operacion në aksin rrugor Fushë Krujë- Vorë, në momentin që do kryhej shkëmbimi i lëndës narkotike.
Si rezultat i ndërhyrjes është sekuestruar në një automjet furgon që ndodheshin shtetasit Bledar Coraj dhe Egli Selaci e rreth 170 kg kanabis.
Ndërsa pjesa tjetër e lëndës narkotike është sekuestruar në banesat e personave të arrestuar.
Në banesat e të arrestuarve janë gjetur dhe sekuestruar 12 armë zjarri dhe municione, nga të cilat 7 prej tyre janë automatik model 56 dhe janë 5 pushkë dhe dy automjete dhe 10 aparate celularë.
Materialet i kaluan për hetim të mëtejshëm Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283 a/2 dhe 333/a të Kodit Penal.
[gallery]20778[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?
-
Po
48.9%
-
Jo
37.2%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1887
Lajme të tjera
-
Kërcënon Medvedevi: Urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për Putin do ketë pasoja të tmerrshme
20 Mars, 09:44
-
Një skandal për të cilin flitet shumë pak në Serbi
20 Mars, 09:39
-
Humbja në derbi, trajneri Inzaghi: E papranueshme të quhet goli i Juventusit! Allegri mban qëndrim: Jemi zotërinj, s'flasim për arbitrat
20 Mars, 09:33
-
Pamjet nga aksidenti ku humbi jetën efektivi i policisë në Patos! VIDEO nga mjetet e bëra copash
20 Mars, 09:33
-
Rama sot vizitë në Athinë, pritet të çelë ekspozitën me pikturat e tij! Takime me Mitsotakis dhe Dendias
20 Mars, 09:27
-
Ambasadori amerikan në Kosovë: Zbatimi i marrëveshjes, moment vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së vendit
20 Mars, 09:13
-
Urdhër arresti kundër Putin, Kina-gjyqtarëve në Hagë: Shmangni standardet e dyfishta
20 Mars, 09:08
-
Marrëveshja Kosovë-Serbi në Ohër, Ramabaja në Report Tv: S’është më e mira e mundshme por është pozitive! U shmang një Republika Srpska të dytë
20 Mars, 09:03
-
Vidhet gjatë natës shkolla ‘Ismail Qemali’ në Shkodër, hajdutët arrijnë të marrin vetëm një laptop
20 Mars, 08:44
-
Frika e sindikatave gjermane nga dumpingu i rrogave
20 Mars, 08:34
-
Subvencionet në bujqësi, hapet aplikimi përmes e-Albania! Rama-fermerëve: Afat deri më 11 prill! Ja kush përfiton nga mbështetja
20 Mars, 08:28
-
Marrëveshja Kosovë-Serbi në Ohër, Blinken: Mundësi të mëdha për tu anëtarësuar në BE! SHBA do ju mbështesë gjithnjë për dialogun
20 Mars, 08:25