La Liga e futbollit në Spanjë luan aktin e shtatë këtë fundjavë. Në 'Camp de Vallecas' të Madridit, vendasit e Rayo Vallecanos dolën pa pikë, kjo pasi Sevilla fitoi me rezultatin minimal 0-1. Vallecano i ka bërë një nisje jo të mirë sezonit, teksa ka katër humbje, një fitore dhe dy barazime.

Loja në fushë ishte e ekulibruar dhe goli i vetëm i sfidës do shënohej vetëm tre minuta nga fundi. Akor Adams, i hedhur në fushë në minutën e 69-të, përfitoi nga një pasim i Carmona dhe e ndali sferën në rrjetë për t'i dhënë Sevillas tri pikë me vlerë në një fushë të vështirë.

Këto janë pikë motivimi për Sevillan, kjo pasi më 5 tetor presin as më pak e as më shumë, por Barcelonën. Nga ana tjetër, Rayo Vallecano me dy humbje radhazi do duhet të reagojë në udhëtim kundër Real Sociedad.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?