PSG luan kundër Monacos për javën e 13-të në Ligue I. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me avantazhin 2-1 të vendasve, me sfidën që prodhoi shumëçka. Qysh në minutën e 14-të ishte Vanderson që kaloi miqtë nga Principata në avantazh, me VAR që anuloi golin për pozicion jashtë loje.
Më pas loja u kontrollua nga PSG, që në "Parkun e Princave" kaloi në epërsi me Ramos në të 18 minutë. Kur u duk se djemtë e Luis Enrique do gjenin edhe golin e dytë, duhet Donnarumma që të linte nam.
Edhe pse vlen 45 milionë euro dhe është një nga portierët më të shtrenjtë në qarkullim, italiani bëri një gafë të rëndë në minutën e 22-të, me Monaco që gjeti barazimin me Minamino. Ndërkohë duhej Mbappe që në të 39 minutë të kthente në gol një penallti, për t'i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-1.