Roma humbi 1-2 me Cremonesen në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Në "Olimpico" vendasit e Mourinhos u surprizuan nga miqtë, me Kumbullën që gaboi për Romën. Në minutën e 28, gafa e mbrojtësit të Kombëtares solli penalltinë e miqve, që më pas u kthye në gol. Goli i dytë për Cremonesen erdhi si pasojë e autogolit të Celik, teksa në fund goli i Belottit shërbeu sa për statistika. Cremonese në gjysmëfinale luan me Fiorentinën.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38

    Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?