Teknologjia sa të ndihmon, edhe të ndëshkon në kohën kur nuk di ta përdorësh si duhet. Në sajë të një postimi të ministrit të Mbrojtjes Holandez, një gazetar arriti të behët pjesë e takimit të fshehtë të ministrave të mbrojtjes të BE.
Daniel Verlaan i RTL Nieuws, shfaqet në video tejet i befasuar kur e kuptoi se ishte bërë pjesë e video konferencës.
"E dini që keni hyrë në një konferencë të fshehtë?", i tha shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell.
"Po, po. Më vjen keq. Unë jam një gazetar nga Holanda. Më vjen keq që ndërpreva konferencën tuaj," u përgjigj Z. Verlaan, i shoqëruar edhe nga të qeshurat e ministrave "Unë do të largohem tani ".
Borrell iu drejtua duke thënë "E dini që kjo është një vepër penale, hë? Më mirë të dilni shpejt përpara se të vijë policia."
Z. Verlaan arriti të hynte në takim pasi Ministri Hollandez i Mbrojtjes Ank Bijleveld postoi në Twitter një foto që përmbante adresën e hyrjes dhe një pjesë të kodit PIN.
"Pas një numri përpjekjesh, RTL Nieuws arriti të gjente kodin PIN të mbledhjes sekrete, sepse pesë nga gjashtë shifrat e kodit=ishin të dukshme në foto," tha media.
Ndërsa shumë e kanë parë anën qesharake të ngjarjes kjo ngre pyetje serioze mbi sigurinë e takimeve konfidenciale të BE-së.
Një zëdhënës i Ministrisë Holandeze të Mbrojtjes tha se postimi i detajeve të hyrjes kishte qenë një gabim trashanik.
That @danielverlaan hack of the EU defence ministers' meeting? This is how it looked from the inside. Comedy gold. pic.twitter.com/1qvVYKsDpt
— Michiel van Hulten (@mvanhulten) November 20, 2020