VIDEO/ Godina e dyqanit më të frekuentuar në Brindizi shembet në 3 sekonda! Detaji që shmangu tragjedinë

Itali- Tre sekonda për t'u shembur! Kaq iu desh një ndërtese dykatëshe në Latiano të Italisë, për t’u rrafshuar në tokë. 

Episodi i rëndë ndodhi gjatë natës duke zbardhur dita e sotme (30 Gusht), në një nga rrugët kryesore të qytetit në zonën e Brindizit, në Francavilla. 

Për fat të mirë nuk përfundoi në tragjedi. Godina ishte në fakt shtëpia e një dyqani të sendeve shtëpiake, “Liquidò”, shumë i frekuentuar në të gjitha orët. Shkaqet mbeten të panjohura ende, por hipoteza kryesore mbetet amortizimi i godinës.

Gjatë natës nisën dhe kërkimet për persona të mundshëm që kanë mbetur nën rrënoja, por që duket se është përjashtuar plotësisht pas kontrolleve edhe me qen policorë. Për fat të mirë, në ato momente të vona nuk ka pasur askënd brenda ambienteve, sipas kërkimeve të deritanishme, raportoi "La Repubblica".

Shkaqet mbeten mister dhe do pritet ekspertimi nga specialistët, teksa autoritetet vendore thanë se 'mund të kishte qenë një masakër'.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Shkodër, Elis Rroshkodol u qëllua me 18 plumba! Autori i maskuar u largua me makinë! Babanë ia kishin vrarë në ‘97

Atentati në Shkodër, Elis Rroshkodol u qëllua me 18 plumba! Autori i maskuar u largua me makinë! Babanë ia kishin vrarë në ‘97