Në kërkim për vrasjen e Gentian Bejtjas në mars të këtij viti, Report Tv siguron FOTO-n e Flodian Plakut, i njohur edhe si 'Pole Qorri'

Në kërkim për vrasjen e Gentian Bejtjas në mars të këtij viti, Report Tv siguron FOTO-n e Flodian Plakut, i njohur edhe si 'Pole Qorri'

Flodian Plaku (Mamo-Serjani), i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas

Ky që shihni në foto është Flodian Plaku, i njohur edhe me mbiemrat Mamo dhe Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”, me disa precedentë të mëparshëm penalë dhe aktualisht një nga më të kërkuarit e listës së Policisë së Shtetit.

41-vjeçari nga Vlora, por që jetonte kryesisht në Greqi dhe Itali, kurse aktualisht dyshohet se fshihet në Dubai, akuzohet si një nga tre atentatorët ndaj ish-policit Gentjan Bejtja, më 15 Mars të këtij viti në Fushë-Krujë, brenda rrethimit të banesës së tij, teksa ujiste perimet në kopsht dhe në prani të familjarëve.

Krimi dyshohet se ndodhi me motive hakmarrjeje, si pasojë e luftës së për hakmarrje dhe rivalitet mes grupeve kriminale të Fushë-Krujës, Ervis Martinajt, Indrit Dokles dhe Durim Bamit.

Më shumë se 5 muaj nga atentati mafioz që la të vdekur me breshëri plumbash 43-vjeçarin në oborrin e banesës së tij, në Larushk, policia konfirmoi dje (29 Gusht) se ka shpallur në kërkim Plakun. 41-vjeçari nga Vlora, dyshohet se po fshihet në Dubai, ku është arratisur pas atentatit.

Vetëm 4 ditë pasi u vra Gentian Bejtja, (më 19 mars 2024), policia arrestoi në flagrancë Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi, alias Ilir Mançellari, 41 vjeç dhe Edison Haxhiun, 30 vjeç, si të dyshuar për ekzekutimin mafioz, bashkëpunëtorë. Pas ngjarjes ata dogjën makinën e krimit dhe armët në periferi dhe u larguan me një tjetër mjet.

I njohur ndryshe si ‘Pole Qorri’, emri i tij rezulton si ‘koka e bandës’ së trafikut të drogës, nga Vlora drejt Italisë.

Është arrestuar në vitin 2019 në Vlorë bashkë me të tjerë të dyshuar. Gomonet me kanabis, sipas hetimeve, ngarkoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin Brindizi. Droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes.

Gjithashtu OFL e ka proceduar për pasuritë e paligjshme katër vite më parë, po në kuadrin e Ligjit Antimafia dhe dosjes italiane.

A.Q/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sazani: 31/08/2024 07:49

    Dy është prototip fshatar Dukati. Po të jetë në Dubai i bie që unë të jem president i Amerikës. Kërkojeni në Vlorë se atje është!

    Përgjigju
  • Melamin Berati: 30/08/2024 22:55

    Oree Melaminu eshte ky ereee!!!

    Përgjigju
  • Cami: 30/08/2024 18:04

    Me than qe eshte eshte qe eshte super i lodhur po' se mendova kaq te lodhur duket si coban , un them ky do behet , po' su bere lum fshateret per Ty

    Përgjigju
  • cami: 30/08/2024 17:43

    pole qorri e hengre o mavri ti nuk shikon as mir

    Përgjigju
  • Pole cami: 30/08/2024 14:05

    Është bër vrasja me pagesë biznes i rregullt dhe kjo tregon se në cfarë grade ka arritur kjo shoqëri

    Përgjigju
  • Robi: 30/08/2024 13:38

    Ç’na bëne more

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Juventusi 'rrëshqet' në limite, Fiorentina e barazon 2-2

VIDEO/ Juventusi 'rrëshqet' në limite, Fiorentina e barazon 2-2