TURQI - Ernest Muçi po konfirmohet si një nga lojtarët më në formë të Trabzonsporit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte sërish protagonist në Superligën turke, duke shënuar një gol dhe dhënë një asist në humbjen 4-3 në transfertë të Trabzonsporti kundër Genclerbirligi.

24-vjeçari u bë vendimtar fillimisht në minutën e 50-të, kur krosoi saktë në zonë për Felipe Augusto, i cili realizoi golin e dytë për Trabzonsporin. Më pas, në minutën e 67-të, Muçi mori përsipër gjuajtjen e penalltisë dhe e shndërroi atë në gol, duke ngushtuar shifrat në 4-3.

Pavarësisht paraqitjes së shkëlqyer të shqiptarit, Trabzonspor nuk arriti të marrë pikë nga kjo përballje, duke u ndalur në një humbje të hidhur.

Me këtë realizim, Muçi shkon në kuotën e shtatë golave në Superligën turke, duke treguar vazhdimësi. Sulmuesi u transferua te Trabzonspor në formë huazimi nga Besiktas në fund të merkatos së verës, ndërsa mbetet për t’u parë nëse klubi do të ushtrojë të drejtën e blerjes në përfundim të sezonit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 22 Dhjetor, 10:22

    Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?