Granada fitoi 2-1 kundër Getafes në një test miqësor të zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës. Sfida për të besuarit e Paco Lopez u zhbllokua nga Myrto Uzuni. Do duhej minuta e 56 e ndeshjes që Uzuni të dërgonte sferën në rrjetë, duke qenë i saktë nga pika e penalltisë.
Në përballjen e dy skuadrave nga La Liga, shqiptari e nisi ndeshjen nga minuta e parë duke qenë lideri i ekipit. Në ndeshjet përgatitore, Uzuni ia ka dalë të shënojë golin e dytë në pak ditë. Në fundin e ndeshjes Diedhiou dërgoi shifrat për 2-0.
Kujtojmë se sulmuesi i Kombëtares ishte lojtari më i mirë sezonin e fundit në La Liga 2, duke bërë që me 23 golat e tij Granada të ngjitej në La Liga. Veç ofertave nga Spanja, Uzuni pati interes edhe nga Bundesliga. Pritet që beratasi të jetë ndër lojtarët kyç të Kombëtares në ndeshjet e radhës kualifikuese.