VIDEO/ Grushta në zonën VIP gjatë Atletico - Feyenoord, policia futet në stadium!  Madrilenët presin dënimin nga UEFA

VIDEO/ Grushta në zonën VIP gjatë Atletico - Feyenoord, policia futet në stadium!  Madrilenët presin dënimin nga UEFA

Dhuna në stadium

SPANJË - Gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Atletico Madrid dhe Feyenoord (3-2) të mërkurën në mbrëmje, dhuna shpërtheu brenda "Stadiumit Metropolitano" ndërsa tifozët e të dy palëve u përleshën brenda seksionit VIP të stadiumit.

Gjashtë fansa u arrestuan gjatë dhunës me grushta, një prej tyre një fëmijë 17-vjeçar. Sipas një dëshmitari okular, incidenti filloi pasi tifozët e Feyenoord filluan të godasin një tifoz të Atletico-s dhe më pas filluan të hedhin tavolina dhe karrige. Edhe pse është pretenduar se tifozët e Feyenoord-it filluan incidentin, Atletico mund të jetë skuadra që do të shqetësohet për një dënim të mundshëm. Sipas Mundo Deportivo, "Los Colchoneros" konsiderohen si përgjegjës për atë që ndodh gjatë ndeshjes në stadium në sytë e UEFA-s.

Nuk dihet ende nëse koordinatori i sigurisë i UEFA-s do ta referojë incidentin, por nëse po, Atletico Madrid ka të ngjarë të ndëshkohet nga organi drejtues i futbollit evropian. Në këtë fazë, është e paqartë se cili do të ishte ai dënim. Sherri u shua edhe pas ndërhyrjes së forcave speciale të policisë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës