VIDEO/ 'Hedhja e vdekjes', vendoset rekord i ri botëror! Triumfi shkon për vikingun

NORVEGJI - Sportet ekstreme janë duke tërhequr gjithnjë e më shumë ndjekës dhe një prej tyre është edhe "hedhja e vdekjes" siç quhet nga organizatorët. Gjithçka është e thjeshtë në parim, me sportistët që hidhen nga lartësi të ndryshme në det për të thyer rekorde.

Diçka e tillë ndodhi këtë dhjetor, kur norvegjezi Ken Stornes kërceu nga një lartësi prej 40.5 metrash për të rënë në ujë dhe vendosur rekord. Pamjet janë në frikshme, teksa ky dhjetor duket i acartë në Norvegji, me ujin që shihet me shtesa akulli.

"Zhytja e vdekje", e njohur edhe si zhytja "Dods", është një sport ekstrem i cili e ka origjinën në Norvegji. Kërkon që pjesëmarrësit të kërcejnë nga lartësitë ekstreme në ujërat e akullta, duke u ulur në një pozicion topi.

Kush është Ken Stornes?

Ken Stornes është një "zhytës i vdekjes" i cili ka lindur në qytetin norvegjez të Harstad. Ai iu bashkua ushtrisë dhe më pas u bë një luftëtar i MMA-së. Stornes është shumë i njohur në mediat sociale dhe që nga dhjetori 2023, ka mbi 715,000 ndjekës në Instagram.

Ai shpesh ndan përditësime të karrierës së tij në sportet ekstreme me fansat e tij, si dhe poston shumë pamje piktoreske të Norvegjisë pranë vendit ku jeton.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut