Njëmbëdhjetë nxënës shqiptarë në një shkollë në Shkup të Maqedonisë janë helmuar nga gazi.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e se mërkurës në shkollën e mesme Ekonomike “Arseni Jovkov” në Shkup.

Sipas autoriteteve maqedonase, nga hetimet paraprake rezulton se helmimi është shkaktuar nga një bombol gazi. Ndërsa vetë nxënësit kanë deklaruar se njeri prej tyre ka hapur bombolën e gazit.

Dhjetëra nxënës janë ankuar se kanë vështirësi shëndetësore dhe djegie në fyt. Në terren dolen ekipet e policisë dhe janë duke marrë të gjitha masat për zbardhjen e kësaj cështje”, theksohet në një deklaratë nga Ministria e Brendshme maqedonase lidhur me ngjarjen.