Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka publikuar në faqen e tij të Facebook një video prekëse në kujtim të viktimave nga aksidentet rrugore.
Video e Tahirit bën fjalë për aksidentimin për vdekje punonjësit të policisë, Ervin Haxhiu, në 25 shtator të vitit 2016. Bashkëshortja e tij tregon dhimbjen për humbjen e kryefamiljarit dhe sesi e kanë përjetuar fëmijët humbjen e pazëvendësueshme.
"Më mungon shumë. U mungon shumë fëmijëve. Ende nuk e besoj se Vini nuk është më", shprehet ajo. Ndërsa shton se, "në ato momente kam menduar se nuk kishte zot".
Ajo tregon edhe kontaktin e fundit me Ervinin, kur ai ka dalë në mëngjes për t'u nisur në punë, nga ku nuk u kthye më.
"Aq ishte momenti i fundit, një dorë kështu (e ngritur lart). Aq ishte".
Duke rrëfyer momentin kur ka marrë lajmin e aksidentit, bashkëshortja e Ervin Haxhiajt shton se i është lutur pafund zotit që ai të shkonte me frymë në Spital.
"I jam lutur zotit në ato momente, o zot mbaji frymën, vetëm aq. Vetëm të shkojë në spital me frymë, se kisha shumë shpresë që doktorët do tëbënin diçka për të. Lutesha me zë të lartë, zot, vetëm çoje me frymë në spital dhe këtë lutje s'ma dëgjoi. Vini nuk pati mundësi të shkonte me frymë në Spital", vijon ajo.
Ervin Haxhiu, me 18 vite përvojë pune në Policinë e Shtetit, humbi jetën në një aksident tragjik, kur automjeti i policisë u aksidentua nga 20-vjeçari Arnold Kola, në Bulevardin "Blu" të Kamzës. Në këtë aksident u plagosën edhe dy punonjës të tjerë të policisë I. H., 52 vjeç dhe B. V., 42 vjeç.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, fton qytetarët të nderojnë viktimat e aksidenteve rrugore, duke fikur automjetet ditën e dielë në orën 12:00, për 1 minutë.
"Historia e vërtetë e një aksidenti. Në respekt te atyre qe kane humbur jetën e të atyre qe jetojnë për të mos lejuar qe te humbasim përsëri jete te tjera. Nesër është Dita Botërore ne Kujtim te Viktimave nga Aksidentet Rrugore. Ndalo makinën 1 min në orën 12.00, homazh për jetët që kanë humbur në rrugët tona dhe jetëve që duhet të mbrojmë në të ardhmen", shkruan Tahiri.
/Shqiptarja.com

VIDEO