PSG humbi dje 0-1 me Bayern Munich për fazën e 1/8 në Champions League. Pas duelit, mbrojtësi i vendasve ka qenë me nerva teksa nuk ka munguar sherri. Në momentin që futbollistët e PSG-së po përshëndeteshin me tifozët, spanjolli u kap me një nga fotografët.
Duket se insistimi i fotografëve për foto ka bërë që Ramos të bezdiset nga njëri prej tyre, duke u shkelur pa dashje. Kaq është dashur që nervat e humbjes të shfryheshin te fotografi.
Edhe pse në fushë ishin Messi, Mbappe apo Neymar me shokë, PSG u dominua nga bavarezët. Ndeshja e kthimit për këtë fazë zhvillohet në 8 mars, me skuadrën e Galtier që ka mundësi për përmbysje.