Video/ I merret goja, Xhelal
Mziu: Mediat “predistjoze”

Video/ I merret goja, Xhelal<br />Mziu: Mediat “predistjoze”
KAMËZ-U përfol gjatë në Shqipëri kryebashkiaku socialist i Tepelenës Tërmet Peçi për fitoren e tij “publicitare”.
 
Por jehona e veprimeve të një tjetër kryebashkiaku u reflektua në shumë media ndërkombëtare.
 
Bëhet fjalë pikërisht për Xhelal Mziun, kryetarin e bashkisë Kamëz, i cili me krenari pranë Luzlim Bashës flet për titujt që mediat më “predistjoze" i kushtuan dhënies së titullit “qytetar nderi” presidentit amerikan Donald Trump.
 
Pavarësisht se Mziu nuk di ta shqiptojë mirë fjalën prestigjioze, Lulzim Basha nuk e hoqi buzëqeshjen nga buza ndërsa premtoi për banorët e Kamzës një vizitë të afërt të presidentit amerikan në vendin tonë dhe pse jo dhe në Kamëz.
 
Emrin e Trump mban që nga kjo e shtunë një bulevard i tërë në këtë qytezë të famshme për emrat e rrugëve sipas personazheve të njohur të kinamtografisë dhe politikës botërore. Pikërisht për këtë element mediat e huaja i kanë kushtuar disa reportazhe.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!