Ajo që dukej të ishte fillimi i një historie klasike dashurie pati një fund të shpejtë, ndoshta edhe për shkak të 'syrit të keq'. Mesfushori Derrickson Quiros, nga Club Xelaju, një ekip i divizionit të parë në Guatemalë, njoftoi përfundimin e fejesës së tij vetëm tre ditë pasi i propozoi të dashurës së tij për martesë në fushë.
Quiros u bë viral në rrjetet sociale kur u ul në gjunjë në mes të fushës dhe mori një 'po' që u shoqërua me duartrokitje dhe puthje, por lumturia zgjati vetëm 72 orë.
Tre ditë pas ngjarjes, Quiros përdori rrjetet e tij sociale për të konfirmuar fundin e marrëdhënies. Futbollisti kërkoi privatësi dhe theksoi se vëmendja e tij tani është përqendruar ekskluzivisht te futbolli.
"Tani jam i përqendruar në karrierën time, në ekipin tim dhe në vazhdimin e rritjes si person. Vlerësoj mbështetjen e njerëzve dhe shpresoj që ata ta respektojnë këtë moment. Faleminderit", shkroi ai mes të tjerash.
Ish-e fejuara e lojtarit gjithashtu përdori internetin për të dhënë mesazhin. Në rrjetet e saj sociale, ajo zgjodhi një mesazh të fshehtë. "Në fund të fundit, nuk do të ketë kurrë një përgjigje më të mirë se ajo që ofron heshtja".
Es correcto. El futbolista costarricense Derrickson Quirós, quien juega para el Xelajú MC en la Liga Nacional de Guatemala, le propuso matrimonio a su novia pic.twitter.com/rGpwkqIXtX
— MÁS ALLÁ DEL DEPORTE (@maddsport1) February 23, 2026
Komente








