Një i ri është futur dhe ka grabitur një shumë parash në Korçë. Report tv ka siguruar videon kur i riu është futur në market dhe ka kërcënuar me një thikë shitësen e dyqanit, e më pas ka marrë lekët në arkë.

I riu është identifikuar e shpallur në kërkim nga policia.

‘Paraditen e sotme, në lagjen nr. 4, Korçë, një shtetas rreth 20 vjeç, ka hyrë në një supermarket dhe  ka vjedhur një shumë lekësh nga arka dhe më pas është larguar.

Shërbimet e Policisë po këqyrin kamerat e sigurisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policin.