Inter fitoi 1-0 me Napolin në "Giuseppe Meazza". Goli i vetëm i takimit u shënua nga Edin Dzeko në minutën e 56 të ndeshjes. Një aksion i bukur nga e majta e sulmit dhe krosimi preçiz i Dimarco bëri që boshnjaku mos e kishte të vështirë të mposhtte Meret në portë. Vendosja e gabuar e Rahmanit ndihmoi Dzekon që të ishte i vetëm përballë portierit mik. Pas 11 fitoreve radhazi, Napoli merr humbjen e dytë këtë sezon. Megjithë disfatën, skuadra e Spallettit mban kreun e Serie A me 41 pikë. Inter me 33 pikë shkon në vendin e katërt duke rihapur garën në Serie A.

S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
  • Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18

    Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?