VIDEO/ Interi fiton me Napolin dhe rihap Serie A, Milan dhe Sampdoria e nisin mbarë 2023! Roma bën detyrën, Juventus tri pikë në 'frymën e fundit'

Festa e Milan

Serie A zhvilloi javën e 16-të. Këtë të mërkurë futbolli italian rikthehet pas 52 ditëve pushim, kjo për shkak të Kupës së Botës në Katar. Futbolli italian ka nisur gjithçka në 12:30 me dy duele, teksa në të gjitha ndeshjet ka pasur një minutë heshtje në nder të Pele. Milan fitoi 1-2 në transfertë me Salernitanën, teksa Sampdoria mori tri pikë me peshë në transfertë me Sassuolon.

Në stadiumin "Arechi" në Salerno, Milan ia doli ta niste vitin mbarë duke marrë tri pikë. Kuqezinjtë e Piolit fituan 1-2 me Salernitanën. Kampionëve në fuqi të Italisë i janë dashur 15 minuta për të mbyllur llogaritë e ndeshjes. Leao në minutën e 10-të dhe Tonali në të 15 minutë bënë që pjesa e parë mos kishte histori. Në pjesën e dytë Diaz pa t'i anullohej një gol, ndërsa Bonazzoli në minutën e 83 shënoi për 1-2. Momentalisht Milan me 36 pikë mban vendin e dytë në klasifikim.

Sampdoria fitoi 1-2 në transfertë me Sassolon për javën e 16-të. Në "Mapei Stadium" në Reggio Emilia "dorianët" e Stankovic e kanë nisur vitin 2023 mbarë, duke u larguar disi nga fundi i tabelës. Ndeshja u hap në minutën e 25 me Gabbiadini, teksa Augello në të 28 minutë dërgoi shifrat në 0-2. Do duhej minuta e 64 e ndeshjes që Berardi të rihapte ndeshjen për 1-2, teksa goli në fundin e ndeshjes shërbeu sa për statistika. Me 16 pikë Sassuolo mban vendin e 15-të, ndërsa Sampdoria shkon në kuotën e nëntë pikëve duke lënë fundin e tabelës.

Spezia dhe Atalanta barazuan 2-2 për javën e 16-të në Serie A. Në stadiumin "Alberto Picco" në La Spezia, vendasit nuk mundën të mbanin avantazhin e dyfishtë të pjesës së parë. Ndeshja nisi mirë për Spezian, që shënuan me Gyasi në minutën e tetë dhe Nzola në minutën e 31. Pjesa e dytë ishte me tjetër ritëm për bergamaskët, që shënuan dy gola. Hojlund në minutën e 77 dhe Pasalic në 90+3' barazuan duelin. Atalanta me këto tri pikë mban vendin e 7 me 28 pikë, teksa Spezia qëndron në vendin e 17-të me 14 pikë.

Torino dhe Hellas Verona barazuan 1-1 në "Olimpico". Në stadiumin e Torinos vendasit barazuan në pjesën e dytë, me miqtë që për pak surprizuan. Dueli u hap nga Djuric te Verona në minutën e 45. Në pjesën e dytë vendasit morën frenat e lojës dhe gjetën golin e barazimit me Miranchuk në minutën e 64. Megjithë presionin e lartë në fundin e ndeshjes, vendasit e Juric nuk dolën me pikë të plota. Në fushë për Torinon ishte Vojvoda, teksa në stol qëndroi Berisha.

Në stadiumin "Via del Mare", Lecce ka mundur 2-1 Lazion për javën e 16-të në Serie A. Vendasit përmbysën bardhekaltrit, duke marrë tri pikë me vlerë. Të parët që kaluan në avantazh ishin lazialët me Immobile pas vetëm 14 minutash lojë. Në pjesën e dytë, Lecce u tregua më e saktë dhe shënoi me Strefezza në minutën e 57 për 1-1. Në minutën e 71 ishte Colombo që shënoi golin e fitores për vendasit. Me këto tri pikë, Lecce shkon në vendin e 12 me 18 pikë, teksa Lazio mbetet me 30 pikë në vendin e pestë.

Roma fitoi 1-0 me Bolognan për javën e 16-të në Serie A. Penalltia e kthyer në gol nga Pellegrini në minutën e gjashtë i ka dhënë tri pikë verdhekuqve, duke i dërguar në vendin e gjashtë të Serie A me 30 pikë. Megjithë përpjekjen e miqve, Roma ia doli të mbante rezultatin. Për t'u theksuar është dëmtimi i Dybala, që la fushën në minutën e 74 i zëvendësuar nga Bove. Trajneri i verdhekuqve, Mourinho e ndoqi ndeshjen nga tribunat për shkak të pezullimit. Me 30 pikë Roma mban vendin e gjashtë që të dërgon në Europë.

Juventus fitoi 0-1 me Cremonesen në transfertë. Në stadiumin "Giovanni Zini" në Cremona, "Zonja e Vjetër" iu fal golit të Milik në minutën e 91. Goditja e dënimit përfundoi në rrjetë, me bardhezinjtë që mes shumë mungesash dhe dëmtimesh marrin tri pikë me vlerë. Dueli nisi i luftuar, teksa vendasit goditën edhe shtyllën. Kur dukej se skuadrat do ndanin pikët, Juventus shënoi me Milik nga goditja e dënimit. Me këtë fitore, Juventus shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e tretë.

Fiorentina dhe Monza barazuan 1-1 për javën e 16-të në Serie A. Ndeshja nisi mirë për vendasit në "Artemio Franchi", që shënuan me Cabral në minutën e 19 të ndeshjes. Në pjesën e dytë ishte Carlos Augusto që barazoi në minutën e 61. Dy skuadrat ndajnë kështu pikët, me Fiorentinën që qëndron në vendin e 10-të, ndërsa Monza në vendin e 15-të.

Inter fitoi 1-0 me Napolin në "Giuseppe Meazza". Goli i vetëm i takimit u shënua nga Edin Dzeko në minutën e 56 të ndeshjes. Një aksion i bukur nga e majta e sulmit dhe krosimi preçiz i Dimarco bëri që boshnjaku mos e kishte të vështirë të mposhtte Meret në portë. Vendosja e gabuar e Rahmanit ndihmoi Dzekon që të ishte i vetëm përballë portierit mik. Pas 11 fitoreve radhazi, Napoli merr humbjen e dytë këtë sezon. Megjithë disfatën, skuadra e Spallettit mban kreun e Serie A me 41 pikë. Inter me 33 pikë shkon në vendin e katërt duke rihapur garën në Serie A.

Pas javës së 16-të kampionati italian merr tjetër drejtim me ndaljen e Napolit, teksa Milan ndjek me pesë pikë më pak, teksa Juventus në pozitën e tretë.

Serie A - java 16-të:

12:30

Salernitana 1-2 Milan

Sassuolo 1-2 Sampdoria

14:30

Spezia 2-2 Atalanta

Torino 1-1 Verona

16:30

Roma 1-0 Bologna

Lecce 2-1 Lazio

18:30

Cremonese 0-1 Juventus

Fiorentina 1-1 Monza

20:45

Inter 1-0 Napoli

Udinese 1-1 Empoli

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:38
VIDEO/ Inter i falet Dzekos dhe prish rekordin e Napolit, zikaltërit rihapin Serie A

Inter fitoi 1-0 me Napolin në "Giuseppe Meazza". Goli i vetëm i takimit u shënua nga Edin Dzeko në minutën e 56 të ndeshjes. Një aksion i bukur nga e majta e sulmit dhe krosimi preçiz i Dimarco bëri që boshnjaku mos e kishte të vështirë të mposhtte Meret në portë. Vendosja e gabuar e Rahmanit ndihmoi Dzekon që të ishte i vetëm përballë portierit mik. Pas 11 fitoreve radhazi, Napoli merr humbjen e dytë këtë sezon. Megjithë disfatën, skuadra e Spallettit mban kreun e Serie A me 41 pikë. Inter me 33 pikë shkon në vendin e katërt duke rihapur garën në Serie A.

Ora 20:48
VIDEO/ Dy gola në 'Artemio Franchi', Fiorentina dhe Monza ndajnë pikët

Fiorentina dhe Monza barazuan 1-1 për javën e 16-të në Serie A. Ndeshja nisi mirë për vendasit në "Artemio Franchi", që shënuan me Cabral në minutën e 19 të ndeshjes. Në pjesën e dytë ishte Carlos Augusto që barazoi në minutën e 61. Dy skuadrat ndajnë kështu pikët, me Fiorentinën që qëndron në vendin e 10-të, ndërsa Monza në vendin e 15-të.

Ora 20:35
VIDEO/ 'Perlë' e Milik në minutën e 91, Juventus merr tri pikë me vuajtje

Juventus fitoi 0-1 me Cremonesen në transfertë. Në stadiumin "Giovanni Zini" në Cremona, "Zonja e Vjetër" iu fal golit të Milik në minutën e 91. Goditja e dënimit përfundoi në rrjetë, me bardhezinjtë që mes shumë mungesash dhe dëmtimesh marrin tri pikë me vlerë. Dueli nisi i luftuar, teksa vendasit goditën edhe shtyllën. Kur dukej se skuadrat do ndanin pikët, Juventus shënoi me Milik nga goditja e dënimit. Me këtë fitore, Juventus shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e tretë.

Ora 18:43
VIDEO/ Turpërohet Lazio, Lecce i bën gjëmën me përmbysje

Në stadiumin "Via del Mare", Lecce ka mundur 2-1 Lazion për javën e 16-të në Serie A. Vendasit përmbysën bardhekaltrit, duke marrë tri pikë me vlerë. Të parët që kaluan në avantazh ishin lazialët me Immobile pas vetëm 14 minutash lojë. Në pjesën e dytë, Lecce u tregua më e saktë dhe shënoi me Strefezza në minutën e 57 për 1-1. Në minutën e 71 ishte Colombo që shënoi golin e fitores për vendasit. Me këto tri pikë, Lecce shkon në vendin e 12 me 18 pikë, teksa Lazio mbetet me 30 pikë në vendin e pestë.

Ora 18:29
VIDEO/ Roma prek Europën, një penallti i jep fitoren verdhekuqve! Mourinho i pezulluar, shqetëson Dybala

Roma fitoi 1-0 me Bolognan për javën e 16-të në Serie A. Penalltia e kthyer në gol nga Pellegrini në minutën e gjashtë i ka dhënë tri pikë verdhekuqve, duke i dërguar në vendin e gjashtë të Serie A me 30 pikë. Megjithë përpjekjen e miqve, Roma ia doli të mbante rezultatin. Për t'u theksuar është dëmtimi i Dybala, që la fushën në minutën e 74 i zëvendësuar nga Bove. Trajneri i verdhekuqve, Mourinho e ndoqi ndeshjen nga tribunat për shkak të pezullimit. Me 30 pikë Roma mban vendin e gjashtë që të dërgon në Europë.

Ora 16:53
VIDEO/ Ngec Torino, Verona i merr një pikë në "Olimpico"

Torino dhe Hellas Verona barazuan 1-1 në "Olimpico". Në stadiumin e Torinos vendasit barazuan në pjesën e dytë, me miqtë që për pak surprizuan. Dueli u hap nga Djuric te Verona në minutën e 45. Në pjesën e dytë vendasit morën frenat e lojës dhe gjetën golin e barazimit me Miranchuk në minutën e 64. Megjithë presionin e lartë në fundin e ndeshjes, vendasit e Juric nuk dolën me pikë të plota. Në fushë për Torinon ishte Vojvoda, teksa në stol qëndroi Berisha.

Ora 16:39
VIDEO/ Atalanta tregon shpirt gare, barazim mes 4 golash në Spezia

Spezia dhe Atalanta barazuan 2-2 për javën e 16-të në Serie A. Në stadiumin "Alberto Picco" në La Spezia, vendasit nuk mundën të mbanin avantazhin e dyfishtë të pjesës së parë. Ndeshja nisi mirë për Spezian, që shënuan me Gyasi në minutën e tetë dhe Nzola në minutën e 31. Pjesa e dytë ishte me tjetër ritëm për bergamaskët, që shënuan dy gola. Hojlund në minutën e 77 dhe Pasalic në 90+3' barazuan duelin. Atalanta me këto tri pikë mban vendin e 7 me 28 pikë, teksa Spezia qëndron në vendin e 17-të me 14 pikë.

Ora 15:34
VIDEO/ Sampdoria surprizon Sassuolon, 'dorianët' i largohen fundit

Sampdoria fitoi 1-2 në transfertë me Sassolon për javën e 16-të. Në "Mapei Stadium" në Reggio Emilia "dorianët" e Stankovic e kanë nisur vitin 2023 mbarë, duke u larguar disi nga fundi i tabelës. Ndeshja u hap në minutën e 25 me Gabbiadini, teksa Augello në të 28 minutë dërgoi shifrat në 0-2. Do duhej minuta e 64 e ndeshjes që Berardi të rihapte ndeshjen për 1-2, teksa goli në fundin e ndeshjes shërbeu sa për statistika. Me 16 pikë Sassuolo mban vendin e 15-të, ndërsa Sampdoria shkon në kuotën e nëntë pikëve duke lënë fundin e tabelës.

Ora 15:25
VIDEO/ Tri pikë në transfertë, Milan bën detyrën dhe kërcënon kryesuesit e Napolit

Në stadiumin "Arechi" në Salerno, Milan ia doli ta niste vitin mbarë duke marrë tri pikë. Kuqezinjtë e Piolit fituan 1-2 me Salernitanën. Kampionëve në fuqi të Italisë i janë dashur 15 minuta për të mbyllur llogaritë e ndeshjes. Leao në minutën e 10-të dhe Tonali në të 15 minutë bënë që pjesa e parë mos kishte histori. Në pjesën e dytë Diaz pa t'i anullohej një gol, ndërsa Bonazzoli në minutën e 83 shënoi për 1-2. Momentalisht Milan me 36 pikë mban vendin e dytë në klasifikim.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?

×

Lajmi i fundit

Rita Ndoci: Unë dhe Parashqevia i kemi pasur krahët e ngrohta nga Byroja Politike, ndryshe s’bënim dot karrierë