Serie A e futbollit në Itali mbylli raundin e 16-të me një "mal golash". Në "Olimpico" të Romës skuadra e Interit fitoi 0-6 në udhëtim duke 'shkërmoqur' Lazion dhe prishur ecurinë e mirë të bardhekaltërve të Baronit, për t'iu shkaktuar humbjen e 5-të sezonale.
Fundi i pjesës së parë dhe konkretisht në minutën e 41-të Hakan Calhanoglu nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, për t'i lënë vend supergolit të Dimarcos në minutën e 45-të.
Fraksioni i dytë nisi me dy gola të shpejtë. Barella dhe Dumfries shënuan dy "perla" në minutat 51 dhe 53 për të "arkivuar" tri pikët. Në të 63' në lojë u fut Kristjan Asllani duke i marrë vendin Hakan Calhanoglusë. Në minutën e 77-të kishte vend për golin e një tjetër mbrojtësi, me Carlos Augusto që i futur në pjesën e dytë bëri një veprim të bukur para se ta ndalte sferën në rrjetë. Në minutën e fundit Marcus Thuram mbylli "festivalin e golave" duke shënuar të gjashtin.
Sukses tenistik për Interin (një ndeshje më pak vs Fiorentina) që e sheh veten në vendin e tretë me 34 pikë, tre më pak se Atalanta kryesuese. Lazio me 31 pikë mbetet në pozitën e pestë.
VIDEO E GOLAVE (KLIKO)
Renditja:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.3%
-
Jo
34.5%
-
Nuk kam mendim
11.1%
Vota total: 3187
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Napoli merr fitoren e katërt radhazi dhe ngjitet në vendin e dytë të Serie A, goli i McTominay vendos ndeshjen në Sardegna
20 Mars, 20:34
-
Igli Tare kërkon një mesfushor për Milanin, kontakton me yllin e Bayern Munich! Rafa Leao del në shitje
19 Mars, 14:45
-
Kapiteni Lautaro Martinez befason Interin: Ëndërroj që herët a vonë të kthehem te Racing në vendlindje
18 Mars, 14:33
-
GOLAT/ Fitore me shije mbijetese, Fiorentina 'likuidon' 1-4 Cremonesen në ndeshjen direkte të Serie A
17 Mars, 12:37
-
Natë tmerri për mesfushorin e Romës, gjashtë hajdutë e mbyllin me familjen në një dhomë dhe i bastisin banesën! I marrin 10 mijë euro bizhuteri e ora
17 Mars, 11:47
-
VIDEO/ Gafë e Estupinan, Lazio mposht 1-0 Milanin! Igli Tare 'tërbohet' me Rafa Leaon
16 Mars, 08:17
-
VIDEO/ Mjafton goli i Jeremie Boga, Juventusi fiton 0-1 në Udine! Zhegrova në stol, Yildiz 'Njeriu i Ndeshjes'
15 Mars, 11:29
-
Polemika të mëdha në Itali, Interi barazon me Atalantan! Gara për titull merr tjetër drejtim (VIDEO)
14 Mars, 18:08
-
GOLAT/ Berat Gjimshiti 90 minuta në fushë, Atalanta ndal 1-1 Interin në ‘San Siro’! Chivu ndëshkohet me karton të kuq
14 Mars, 17:58
-
Maignan premton besnikëri ndaj Milanit: Do të jem përjetësisht milanist
14 Mars, 14:30
-
Propozimi i rinovimit të kontratës është mbi tryezë, Juventusi i tregon datën dhe pagën e re trajnerit Spalletti
12 Mars, 15:02
-
'Tundohet' Juventusi, kërkon të nënshkruajë me 37-vjeçarin Lewandowski! Nisin kontaktet
12 Mars, 13:18