VIDEO/ Interi turpëron Lazion në 'Olimpico', e mposht 0-6 dhe ndjek Atalantën

VIDEO/ Interi turpëron Lazion në 'Olimpico', e mposht 0-6 dhe ndjek Atalantën

Festa e Interit

Serie A e futbollit në Itali mbylli raundin e 16-të me një "mal golash". Në "Olimpico" të Romës skuadra e Interit fitoi 0-6 në udhëtim duke 'shkërmoqur' Lazion dhe prishur ecurinë e mirë të bardhekaltërve të Baronit, për t'iu shkaktuar humbjen e 5-të sezonale.

Fundi i pjesës së parë dhe konkretisht në minutën e 41-të Hakan Calhanoglu nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, për t'i lënë vend supergolit të Dimarcos në minutën e 45-të.

Fraksioni i dytë nisi me dy gola të shpejtë. Barella dhe Dumfries shënuan dy "perla" në minutat 51 dhe 53 për të "arkivuar" tri pikët. Në të 63' në lojë u fut Kristjan Asllani duke i marrë vendin Hakan Calhanoglusë. Në minutën e 77-të kishte vend për golin e një tjetër mbrojtësi, me Carlos Augusto që i futur në pjesën e dytë bëri një veprim të bukur para se ta ndalte sferën në rrjetë. Në minutën e fundit Marcus Thuram mbylli "festivalin e golave" duke shënuar të gjashtin.

Sukses tenistik për Interin (një ndeshje më pak vs Fiorentina) që e sheh veten në vendin e tretë me 34 pikë, tre më pak se Atalanta kryesuese. Lazio me 31 pikë mbetet në pozitën e pestë.

VIDEO E GOLAVE (KLIKO)

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha dhe Rama synojnë që në zgjedhjet e 2025 të mbeten vetëm dy parti PD-PS

Spahiu: Berisha dhe Rama synojnë që në zgjedhjet e 2025 të mbeten vetëm dy parti PD-PS