Pësoi kolaps në fushë, Edoardo Bove reagon për herë të parë: Futbolli është më shumë se një lojë

Pësoi kolaps në fushë, Edoardo Bove reagon për herë të parë: Futbolli është më shumë se një lojë

Edoardo Bove

Mesfushori i Fiorentinës, Edoardo Bove do e mbajë mend gjatë të dielën e 1 dhjetorit 2024, kur pësoi kolaps në fushë gjatë Fiorentina - Inter. Ndeshja u shty dhe 22-vjeçari kaloi afro dy javë në spital ku vendosi një defibrilator të përkohshëm në zemër.

Këtë të hënë ai ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes, duke kuptuar gjithë dashurinë që ka marrë këto ditë. Ai ka shkruar se futbolli është më shumë se një lojë.

"Përshëndetje të gjithëve, unë kisha mundësinë të mendojë shumë gjatë këtyre ditëve të vështira. Teksa reagimi në rrjetet sociale nuk është në natyrën time, unë desha që të ndaj mendimet e mia pas diçkaje që më shqetësoi thellë. Ngjarja e pakëndshme që ndodhi në ndeshjen Fiorentina-Inter më ka treguar mua më shumë se kurrë, që futbolli është më shumë se një lojë, kampionat apo karrierë.

Futbolli është një komunitet, i lidhur me njerëzit që ndajnë të njëjtin pasion së bashku në momente gëzimi, zemërimi, zhgënjimi dhe dhimbje. Është në këto momente që unë e kuptova sa i vërtetë është sporti, përtej rezultateve, garës apo rivalitetit. Ne jemi të gjithë të bashkuar”, shkroi ai.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Parashqevi Simaku pas shumë vitesh kontakton me vëllain dhe nipat

Parashqevi Simaku pas shumë vitesh kontakton me vëllain dhe nipat