Një fëmijë vetëm 3 vjeç është rrahur barbarisht nga administratorja (pronare) e kopshtit privat “Diren”, Anjeza Shabani që ndodhet në Sauk. Administratorja e kopshtit ka qenë gazetare e një televizoni informativ në vend.
(Administratorja Anjeza Shabani, ish-gazetare, dhunon të miturin në kopësht)Pamjet shokuese janë transmetuar sonte në emisionin investigativ "Stop" në Tv Klan. Ky emision investigoi rastin, pasi babai i fëmijës kishte denoncuar me fakte se fëmija i tij dhunohej. Pas fotove që prindi ka paraqitur në stafin e emisionit ka nisur edhe puna për të zbardhur ngjarjen.
Gazetarja: Përse i jeni drejtuar emisionit “STOP”
Prindi: “Duke marrë parasysh shumë raste, edhe dhunën që ka ndodhur në Shkodër, dhunën që po ndodh çdo ditë tek fëmijët e mitur që janë të pambrojtur, unë vendosa t’i drejtohem emisionit tuaj duke patur besim tek ju, për dhunën që mendojmë se po i ushtrohet djalit tonë. Djali na ka ardhur me shenja në shtëpi, kemi konstatuar dhunë. Jemi të bindur se aty ka dhunë dhe prandaj duam ndihmën tuaj. Djali është tek kopshi “Diren”, me Drejtoreshë Anjeza Shabani. Djali im është 3 vjeç.”
Gazetarja: Si paraqitet gjendja e djalit kur vjen në shtëpi?
Prindi: “Gjendja paraqitet shumë e agravuar. Ai nuk flet, ka vështirësi në të folur dhe ne vetëm nëpërmjet shpjegimeve fizike kemi arritur ta kuptojmë. Ne jemi të bindur që aty ka dhunë.”
Gazetarja: Ju dyshoni që djali juaj dhunohet?
Prindi: “Unë dyshoj dhe jam i bindur për këtë gjë se djali im dhunohet dhe prandaj kam ardhur të kërkoj ndihmën tuaj që ta faktoj këtë gjë.”
Përmes kamerave të vendosura në ambientet e kopshtit, është filmuar dhuna makabre ndaj fëmijës. Mësohet se dhuna ka qenë e vazhdueshme në këtë institucion privat për rritjen e fëmijëve.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Elena Kocaqi në ‘FrontLine’: 'Shteti Bektashi', gabim dhe marrëzi e Ramës! Nëse opozita s’do merrej me Berishën, do ishte e bashkuar në fushatë
28 Janar, 19:28
-
Protesta masive në Serbi, plagoset rëndë një studente, policia arreston 4 persona
28 Janar, 19:24