VIDEO/ Ishin kthyer në 'makthin' e spanjollëve, goditet banda e hajdutëve shqiptarë, si i kryenin grabitjet

VIDEO/ Ishin kthyer në 'makthin' e spanjollëve, goditet banda e hajdutëve shqiptarë, si i kryenin grabitjet

Momenti kur shqiptarët futen në banesë për të grabitur

Policia spanjolle ka goditur një grup kriminal shqiptarë, të cilët bënin ‘kërdinë’ me grabitje. Në pranga kanë rënë katër persona, të cilët kryenin grabitje me dhunë në banesa në Barcelonë dhe Madrid, teksa ruanin momentet kur nuk kishte njerëz brenda.

Shqiptarët e arrestuar janë në moshat nga 24 deri në 33 vjeç dhe rezultojnë me precedentë të mëparshme në vepra të ngjashme kriminale. Hetimet ndaj grupit kriminal kanë nisur në muajin maj të këtij viti, kur në Madrid u shënua në grabitje me armë zjarri.

Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur pronari i banesës, i cili ndodhej në shtëpi së bashku me dy fëmijët dhe gruan, si dhe dy punonjës, ndërsa autorët arritën të merrnin bizhuteri, orë dhe dy armë zjarri. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se katër shqiptarët janë autorë edhe të disa grabitjeve të tjera në vendet e Spanjës.

Mediat spanjolle raportojnë se të rinjtë hynin në banesa duke thyer dritaret ose dyert dhe shënjestronin kasafortat, ndërsa përdornin dhe dhunë ndaj personave që ishin brenda. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i personave të arrestuar, por mediat kanë publikuar momentin e kryerjes së grabitjes së një banesa nga shqiptarët e rrezikshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion