Video/Ishin të dënuar e të shpallur
në kërkim, arrestohen dy vëllezërit

Video/Ishin të dënuar e të shpallur<br />në kërkim, arrestohen dy vëllezërit
Dje në mbrëmje, Efektivët e Forcës Operacionale të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, kanë arrestuar dy vëllezër të shpallur në kërkim. Vëllezërit ishin të dyshuar për vrasje me dashje dhe plagosje të rëndë me dashje.

A1Report ka siguruar videon e momentit të arrestimit të dy vëllezërve.

Të arrestuarit janë: 
Eljon Hato, 25 vjeç, banues në Kiras -Shkodër, me masë sigurie “Arrest në Burg”, për veprat penale: “Vrasje me dashje”, “Plagosje e rëndë me dashje”, “Armbajtie pa leje”, dhe Elkjer Hato , 31 vjeç, banues në Kiras- Shkodër, i dënuar nga Gjykata e Apelit me 4 vite e 8 muaj Burg, për “Armbajtie pa leje”,  i cili ka për të bërë edhe  3 vite e 8 muaj burg , pasi ka bërë një vit  burg dhe ka dalë  me vendim të Gjykastës Shkodër.
 
Të dy vëllezërit qarkullonin me automjetin tip Benx me targa AA 005 AB, që drejtohej nga shtetasi Elkjer Hato
 
Eljon Hato , dyshohet se më datën 11.05.2014, në një lokal në fshatin Zus-Shkodër , ka varë me armë zjarri shtetasin I.Y dhe ka plagosur rëndë shtetasin J.M, banues në Dobraç Shkodër.
 
Të dy personat e kapur nga Forca e Posaçme Operacionale janë transportuar për në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër për kryerjen e veprime të mëtejshme.
lac arrestime
lac arrestime

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE