Ekskluzive/ Ervis Martinaj, klani 'Duka' dhe i liruari Dokle, në listën e OFL për të justifikuar pasurinë

TIRANË - Ervis Martinaj, njëri nga biznesmenët e njohur në Tiranë në fushën e basteve sportive, por jo vetëm, është vënë në “lupën” e oficerëve të operacionit “Forca e Ligjit”. Për Martinajn, OFL ka kërkuar informacion në të gjitha bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, zyrës së hipotekës së Tiranës dhe hipotekës së përgjithshme, zyrës së taksave, drejtorisë së regjistrimit të automjeteve dhe jo vetëm.

Martinaj, momentalisht është person në hetim për ngjarjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-bllokut, ku në një përplasje me armë, Ervis Martinaj mbeti i plagosur në qafë, ndërsa u vra miku i tij Fabiol Gaxha dhe mbeti i plagosur rëndë Eljon Hato. Aktualisht kjo çështje vijon të hetohet nga prokurori Artan Lulaj në prokurorinë Tiranës, ku krahas kësaj ngjarje një tjetër prokurore, Anisa Qilimi, kryen hetime për sa i përket dyshimeve për Martinajn për akuzën e pastrimit të parave.

Ndërkohë mes listës së personave që oficerët e Operacionit “Forca e Ligjit”, kanë targetuar për të hetuar pasurinë është dhe Leonard Duka. Duka, rezulton të jetë ende në kërkim nga prokuroria e posaçme pasi dyshohet se së bashku me Fatmir Hysenin nga Vlora, Blendi Teta, Erlis Duka, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku dhe Dritan Agaj, kanë ekzekutuar në Tiranë ish-efektivin e policisë Santiago Malkon.  Mësohet se ndaj vëllezërve Duka, prokuroria e posaçme ka nisur një hetim pasuror qysh prej vitit 2019, por kjo nuk e ka penguar aspak oficerët e Operacionit Forca e Ligjit, të verifikojnë sërish Leonard Dukën, vëllain e tij Erlis Duka dhe babait të tyre Muhamed Duka. Leonard dhe Erlis Duka, besohet se menaxhojnë disa biznese në Tiranë dhe njëherësh dyshohen nga policia se kryejnë trafik droge në disa vende të Evropës.

Gjithashtu një tjetër emër që është përfshirë në verifikimin e OFL dhe që shumë shpejt do marrë kërkesën për të justifikuar pasurinë, mësohet se është dhe Endrit Dokle. Ky i fundit në 14 janar 2020, la qelinë në burgun e Fushë-Krujës, pasi u lirua nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha, megjithëse ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për disa akuza të rëndë si vrasjes, tentativë vrasje, pengmarrje, dhe trafik të heroinës në Itali.

Ndërsa një javë më parë OFL, i dërgoi kërkesën për të justifikuar pasurinë Pajtim Serjanit, Emiljano Shullazit dhe Dritan Dajtit, të tre këta personazhe, që i përkasin listës së Tiranës, që Policia e Shtetit ka identifikuar për të verifikuar pasurinë.

Pritet që në ditët në vijim operacioni i “Forca e Ligjit” të publikojë emra të tjerë, për sa i përket Tiranës, ku nuk mungojnë emra të njohur të botës së krimit dhe të lidhur me segmente të caktuara të politikës në vend.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 18/02/2020 14:57

    Te parit ti vini kengen o tope tope o papagalos me zerin ne maximum sepse eshte biznesmen me plot kuptimin e fjales edhe taksapagues I rregullt! Edhe pjese e informalitetit jemi te gjithe edhe bashkepunor I pare eshte shteti me rrumpallen e tij te keq organizuar qe I la te gjithe kush pati kontakte te fuqizohej edhe tani te merrka cdo gje!? Seriozisht Apo show mediatik... Hahhaha cuditerisht vetem show duket si filma me aksion!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë