MILANO - Policia e Milanos ka bërë të mundur arrestimin e dy shqiptarëve të kapur në flagrancë me 5 kilogram kokainë. Në prangat e policisë kanë rënë shqiptarët Elio M 31 vjeç dhe Dardan L. 29 vjeç, ndërsa aksioni për arrestimin e tyre është filmuar i gjithi nga ana e kamerave të sigurisë.

Sipas policisë dy shqiptarët kanë qenë nën mbikëqyrje që prej 9 marsit dhe deri më datë 13 kur u bë edhe zbulimi i lëndës narkotike. Siç edhe shihet në video në fjalë, dy shqiptarët e fshihnin lëndën narkotike në një garazh, teksa shfaqen të qetë dhe e vënë re se ishin nën mbikqyrje.
 
Sipas policisë Elio M. 31 vjeç ndodhej pa leje qëndrimi në Itali ndërsa Dardan L. , 29 vjeç ishte me leje të rregullt qëndrimi, dhe që të dy jetonin së bashku në një apartament në “Lorenteggio” në Milano. Hetuesit arritën të zbulonin dy shtetasit shqiptarë falë një njoftimi kofidencial që ata morën dhe falë regjistrimit të telekamerave. Droga ishte fshehur brenda një kutie e cila u gjet në një makinë luksoze me të cilën shqiptarët lëviznin.