Italia e 19-vjeçarëve është kampione e Europës në futboll. Të kaltrit mundën në finale moshatarët e Portugalisë minimalisht 1-0, duke ngritur trofeun mbi qiellin e Maltës. Një gol vendosi ndeshjen, teksa protagonist u bë shqiptari Luis Hasa.
Djaloshi pasi çoroditi mbrojtjen luzitane, krosoi bukur nga e majta e sulmit për Kayode, me këtë të fundit që kërceu mbi të gjithë duke shënuar golin e vetëm që i dha trofeun skuadrës së Alberto Bollinit.
Pak shije shqiptare në këtë sukses të Italisë, me Hasën që është vendimtar në mesin e fushës dhe shihet me të ardhme te Juventusi. Pjesë e bardhezinjve që prej akademisë, tanimë 19-vjecari i lindur në Sora (Italia) është bashkuar me U-19 e "Zonjës". Ai ka luajtur gjashtë ndeshje me U-18 e Italisë dhe 14 me U-19, duke mos dashur të jetë pjesë e Shqipërisë.
"Ëndrra ime më e madhe është të luaj në Serie A me Juventusin. Ky është qëllim im kryesor, Juventus është familja ime e dytë dhe është një nga gjërat më të bukura të jem pjesë e tyre. Krahasimi me Del Pieron? Jam i lumtur dhe më bëhet qejfi për këtë krahasim, por nuk e mendoj shumë. Ai ishte një lojtar i madh, ju lutem unë dua të jem thjesht Hasa, kaq më mjafton", tha Hasa.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 10:30
Haga kërkon dënimin me 180 vite burg për ish-krerët UÇK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
5.8%
-
Të gabuar
90.3%
-
Nuk kam mendim
3.9%
Vota total: 3080
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kombëtarja shqiptare e priftërinjve merr pjesë në Europianin e Futsall në Poloni
9 Shkurt, 14:20
-
Portugali, me një fitore bindëse, socialisti Seguro zgjidhet president
9 Shkurt, 09:21
-
Stuhia Leonardo godet Portugalinë dhe Spanjën, 1 viktimë, evakuohen më shumë se 7 mijë persona
6 Shkurt, 18:12
-
Shorti i Nations League/ Kombëtarja u rrëzua në Ligën C, Shqipëria mëson kundërshtarët më 12 shkurt në Bruksel
6 Shkurt, 12:58
-
Agim Ademi rizgjidhet në krye të FFK-së me 100 përqind të votave, do drejtojë futbollin në Kosovë për mandatin e tretë radhazi! Garonte i vetëm
5 Shkurt, 13:06
-
Stuhia Leonardo godet Spanjën dhe Portugalinë, mijëra të evakuuar nga përmbytjet
4 Shkurt, 18:02
-
Europa League/ Mësohen tetë ndeshjet e fazës play-off, Celtic përballet me Stuttgartin! Bologna gjen Brann
30 Janar, 13:19
-
Hidhet shorti i play-off-it të Champions League, Juventusi gjen Galatasarayn! Interi në të ftohtin e Norvegjisë, Reali 'peshkon' sërish Benfican! Monaco - PSG përballen në derbin e Francës
30 Janar, 10:57
-
Kupa e Botës 2026/ Shqipëria ka të drejtë vetëm për 3 mijë bileta, FSHF kërkon shtimin e tyre në Poloni! Negociata për tifozët kuqezi
30 Janar, 10:21
-
Europa League/ Roma shpëton ‘për fije’, të gjitha skuadrat e kualifikuara në raundin e 1/8-ave dhe në play-off! Eliminohen Feyenoord e Basel
29 Janar, 23:01
-
Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë
29 Janar, 15:54
-
Europa League mbyll sot fazën e ligës, 18 ndeshjet luhen në një orar! Vetëm dy skuadra të kualifikuara
29 Janar, 13:08