Kjo mund t’ju ndodhë edhe ju nëse e parkoni makinën në vendin e gabuar…por ndoshta jo në Shqipëri. Ndëshkimi i është dhënë këtij shoferi të ri nga qytetarët e Brazilit, kjo pasi kishte lënë të parkuar automjetin e tij në vendin e rezervuar për personat me aftësi të kufizuar.

Qytetarët i kanë lyer makinën të gjithën me ngjyrë të kaltër dhe të bardhë që përshkruan simbolin e vend-parkimit për personat me aftësi të kufizuar.
Kjo mënyrë “ndëshkimi” është përshëndetur edhe nga kalimtarët e zakonshëm të cilët kanë filluar të duartrokasin gjestin e qytetarëve dhe të tallen me shoferin e padisiplinuar.
Dyshojmë se një gjest i tillë do të mund të ndodhë në vendin tonë, ku shpesh automjetet gjenden të parkuara në vende të gabuara, siç janë korsitë e biçikletave, dhe pavarësisht gjobave të policisë Rrugore, reagimi qytetar mungon.
/Shqiptarja.com