Një person i cili lëvizte i armatosur është arrestuar nga policia sot pranë rrethrrotullimit në Kamëz. 

I arrestuarit është F.K, 37 vjeç, banues në Sukth i cili u prangos mesditën e kësaj të premte nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5.

Këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me mulli e tipit “Bagande” dhe 72 fishekë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallë së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal. 

Policia ka shpërndarë edhe videon e momentit të arrestimit të 37-vjeçarit. Dy efektivë të policisë të veshur civilë bëjnë të mundur neutralizimin e tij në pak sekonda. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com