SPANJË - Një pëllumb i lënduar ndaloi ndeshjen gjatë fitores 3-2 të Atletico Madridit kundër Real Sociedadit të shtunën, duke bërë që mbrojtësi Jose Gimenez ta shoqëronte jashtë fushës me kujdesin e duhur.
Zogu dukej sikur ishte goditur nga topi dhe mbrojtësi i madrilenëve, Gimenez, i cili tashmë kishte asistuar për golin hapës të Alexander Sorloth në minutën e pestë, e mori atë dhe e çoi në vend të sigurt, duke bërë 'asistin' e tij të dytë të mbrëmjes.
“E pyeta gjyqtarin se çfarë po ndodhte. Ai më tha se ishte për shkak të pëllumbit dhe unë i thashë: ‘Seriozisht? E ndalët ndeshjen për shkak të pëllumbit?’”, tha Gimenez për mediat spanjolle. "E mora unë. Nuk e di nëse supozohet të ketë ndonjë protokoll. Shpresoj të mos jetë lënduar rëndë", tha ai pas ndeshjes.
Ky gjest bëri që afro 61 mijë tifozët e pranishëm në 'Metropolitano' të duartrokisnin mbrojtësin.
José María Giménez. Un ser de luz. ?️#LaLigaHighlights pic.twitter.com/GCTPjEbjry
— Atlético de Madrid (@Atleti) March 7, 2026
Komente







