VIDEO/ Juventusi mposht 1-2 Monzën dhe rigjen fitoren pas katër barazimeve

Në "Brianteo" vendasi e Monzës vijojnë të jenë në krizë duke humbur 1-2 nga Juventusi. "Zonja e Vjetër" nuk e pati të lehtë, por në fund siguroi tri pikët pas katër barazimeve radhazi në Serie A.

McKennie shënoi për miqtë në minutën e 14-të, ndërsa Birindelli barazoi shifrat vetëm tetë minuta më pas. Në minutën e 39-të ishte Gonzales që riktheu në epërsi bardhezinjtë, gol që në fund vleu tri pikë.

Juventusi mban vendin e gjashtë me 31 pikë, ndërsa Monza me vetëm 10 pikë vijon të jetë në pozitën e fundit.

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Atalanta përmbys 3-2 Empolin dhe merr kreun e Serie A! Dybala magjik, Roma i shënon pesë herë Parmës! Juventusi rikthehet të fitojë


S.Dh/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim