Granada po fiton 3-0 me El Ejido në një test miqësor. Përballja që vjen në prag të sezonit ka parë edhe Myrto Uzunin të gjejë rrjetën në minutën e 28-të. Sulmuesi i Kombëtares mori një pasim të bukur nga mesi i fushës, teksa kaloi edhe portierin për ta ndalur më pas sferën në rrjetë.
Zaragoza shënoi golin e parë për Granadën, teksa pas Uzunit skuadra e La Ligës gjeti edhe golin e tretë me Rubio. Klubi spanjoll duket në formë për rikthimin në elitën e futbollit spanjoll, teksa Uzuni shihet nga tifozët si simboli i ekipit.
Me 23 gola sezonin e fundit, Uzuni u shpall golashënuesi më i mirë i La Liga 2 dhe ishte ndër lojtarët kyç për rikthimin e Granadas në elitë.