KILI - Tërmeti me magnitudë 5.6 ballë i shkallës Rihter goditi dje një zonë në Kili. Shteti në Amerikën e Jugut pati lëkundje të forta, teksa në zonë ishte duke u luajtur edhe ndeshja e Serisë B mes Recoleta dhe Temuco.
Lojtarët në fushë, stafet dhe tifozët ndjenë lëkundjen e madhe, me arbitrin që ndali lojën. Në momentin e tërmetit, futbollistët vijuan lojën dhe nuk kishin ndërmend të ndaleshin nëse nuk do reagonte arbitri.
Kamerat e televizionit që transmetonte duelin u drodhën frikshëm, teksa qetësia e futbollistëve në fushë ishte e jashtëzakonshme.