VIDEO/ Kandidatët për kryebashkiakë e kthejnë debatin në arenë përleshjeje live në Brazil, godet rivalin me karrige!

Politika sjell gjithmonë konflikte dhe polemika, deri edhe agresione fizike, edhe kur je përballë publikut.

Një skenë e tillë live ka ndodhur në Brazil, gjatë një debati elektoral për zgjedhjet lokale mes dy kandidatëve rivalë, në “TV Cultura”.

Ka qenë përballja mes Jose Luiz Datena dhe rivalit të tij politik, Pablo Marcal. Moderatori Datena, që po kandidon për kryetar bashkie të qytetit të Sao Paulos, mori një karrige prej hekuri dhe goditi drejt e në kokë rivalin e tij.

Marcal ishte në gjendje të shmangte pjesërisht goditjen, por u shtrua në spital pasi mjekët konstatuan thyerje të brinjëve dhe vështirësi në frymëmarrje pas sulmit brutal.

Influencuesi Marcal, i cili garon për ekstremin e djathtë, e nervozoi Datenën, duke i përmendur akuzat për ngacmime seksuale të bëra kundër prezantuesit të TV, të cilat ishin rrëzuar nga prokurorët.

Kaq ka mjaftuar, teksa togfjalëshi i përdorur nga influenceri se “nuk ishte mjaftueshëm burrë”, ndezi gjithçka. Datena mori karrigen dhe me sa fuqi që pati goditi rivalin, siç shihet edhe në videon karshi, që tashmë është bërë virale.

Në fund debati vijoi me përjashtimin e kandidatit dhunues dhe pa prezencën e atij të dëmtuar, që përfundoi në spital.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër