Serie A e futbollit në Itali zhvilloi të dielën pesë nga ndeshjet e raundit të 25-të. Sassuolo fitoi 1-2 kundër Udineses, Cremonese dhe Genoa barazuan 0-0, Parma mposhti 2-1 Veronën, ndërsa Torino humbi 1-2 në shtëpi nga Bologna. E diela kulmoi në orën 20:45, me Napolin dhe Romën që barazuan 2-2.
Në 'Maradona', vendasit e Napolit nuk u dorëzuan paçka se Roma kaloi në epërsi pas shtatë minutave lojë me Donyell Malen. Fundi i pjesës së parë solli golin e barazimit për Napolin me një ish si Spinazzola. Mbrojtësi lëshoi një të djathtë potente nga jashtë zone, me sferën që u devijua lehtë, mjaftueshëm sa për të nxjerrë nga trajektorja portierin Svilar.
Në pjesën e dytë një pakujdesi e Rrahmanit në zonë i dha 11 metërshin Romës, me të përhershim Malen që u tregua i saktë dhe dyfishoi për të besuarit e Gasperinit. Në momentin që shkaktoi faullin, Rrahmani u dëmtua dhe u zëvendësua nga Alisson Santos, afrimi i janarit.
Ishte pikërisht braziliani që ndezi shkëndijën e sulmit te Napoli dhe në minutën e 82-të ia doli të barazonte shifrat për 2-2. Napoli me 50 pikë mbetet në vendin e tretë të renditjes në Serie A, ndërsa Roma me 47 pikë ndodhet në vendin e katërt, një pikë para Juves.
Tabelën e Serie A e kryeson Interi me 61 pikë, tetë më shumë se Milani ndjekës, por kuqezinjtë kanë një ndeshje më pak, atë kundër Comos e cila luhet më 18 shkurt.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 14:59
Rama firmos ndryshimin ligjor që ndalon GJKKO të pezullojë ministrat, jeni dakord?
-
Po
55.7%
-
Jo
40.1%
-
Jam i/e dyzuar
4.2%
Vota total: 1600
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Milano Cortina'/ Skiatori Denni Xhepa mbyll sot konkurrimin në Olimpiadën Dimërore, garon në disiplinën e Slalomit
16 Shkurt, 09:27
-
Tentativa e rrëmbimit të 1-vjeçares në Bergamo, prindërit: Çfarë frike për vajzën tonë, nuk menduam se donte ta rrëmbente
16 Shkurt, 07:42
-
Simbol i Salentos, Harku i të Dashuruarve shembet në ditën e Shën Valentinit
15 Shkurt, 21:41
-
Përmbytjet godasin Evropën, 16 të vdekur në Portugali, një çift i moshuar i zhdukur! Moti i keq prek edhe Italinë, Francën dhe Spanjën
15 Shkurt, 21:34
-
Lara Colturi u rendit e 16-ta në Olimpiadë, Elvis Toçi për Report TV: Humbëm një shans për medalje, të mërkurën do tentojmë sërish
15 Shkurt, 19:25
-
Itali/ Ortek në Luginën e Aostës, 2 skiatorë humbin jetën, një tjetër në gjendje të rëndë
15 Shkurt, 17:35
-
Pas krimit u arratis me Range Rover, kush është autori shqiptar i vrasjes së 26-vjeçarit Kevin Muharremi në Itali (EMRI)
15 Shkurt, 17:04
-
Skandali me kartonin e kuq në Inter - Juve, Rocchi e pranon: Një gabim i qartë! Bastoni? Të gjithë duan të na mashtrojnë
15 Shkurt, 13:03
-
Momente tmerri në Bergamo! 47-vjeçari tenton të rrëmbejë vajzën 18-muajshe në dalje të supermarketit dhe i thyen kockën (VIDEO)
15 Shkurt, 12:13
-
'Milano Cortina'/ Lara Colturi e pafat, e mbyll garën e Slalomit Gjigant në vendin e 16-të! Semire Dauti renditet e 44-ta, Italia merr të artën
15 Shkurt, 10:33
-
Itali/ Vrasja e Kevin Muharremit, arrestohet autori shqiptar! 26-vjeçari u qëllua me plumb në qafë
15 Shkurt, 07:59
-
GOLAT/ Interi fiton 3-2 kundër Juventusit dhe mbetet në krye të Serie A, ‘Zonja e Vjetër’ ndihet e vjedhur nga arbitri! Spalletti përplaset me gjyqtarin
14 Shkurt, 22:44