VIDEO/ Katër gola në ‘Bernabeu’, Real Madrid afrohet me Barcelonën

VIDEO/ Katër gola në ‘Bernabeu’, Real Madrid afrohet me Barcelonën

Benzema duke festuar një nga golat

Real Madrid fitoi dje 4-0 me Elche, në kuadër të javës së 21-të në La Liga. Dueli i zhvilluar në mbrëmje foli për vendasit, me përballjen që ishte e prapambetur pas angazhimit të madrilenëve në Kupën e Botës për Klube, aty ku dolën edhe triumfues.

Në sfidën e djeshme, Real nuk e vendosi asnjëherë në diskutim fitoren. Asensio në minutën e tetë, Benzema me dopietë në minutat 31 dhe 45+1 si edhe Modric në të 80 minutë vendosën shifrat në 4-0. Tanimë djemtë e Ancelottit janë në vendin e dytë të klasifikimit, tetë pikë pas Barcelonës kryesuese.

Gara për titullin kampion në La Liga këtë sezon duket e ethshme, me Realin dhe Barçën që po konkurrojnë në çdo përballje, teksa janë katalanasit ata që me fitoren në “El Clasico” thelluan edhe më shumë diferencën dhe nisën shkëputjen për kreun e renditjes.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor