VIDEO/ Katër gola në Prishtinë, Kosova barazon në 'frymën e fundit' kundër Armenisë

VIDEO/ Katër gola në Prishtinë, Kosova barazon në 'frymën e fundit' kundër Armenisë

Nga ndeshja Kosovë 2-2 Armeni

Miqësorja mes Kosovës dhe Armenisë është mbyllur 2-2. Në "Fadil Vokrri" të Prishtinës, Dardanët ia dolën që të barazojnë vetëm në minutën e 90+2 të ndeshjes. Me djem të rinj dhe ata që nuk kanë pasur shumë minuta në fushë, trajneri Giresse i ka dhënë mundësi emrave që pritet të jenë e ardhmja e Kosovës.

Ndeshja u hap në minutën e 24 nga Shaghoyan për miqtë, teksa Lirim Kastrati nga 11 metra barazoi për Kosovës në minutën e 67. Kur pritej reagimi i Kosovës, Hovhannisyan në minutën e 82 shënoi për 1-2. Goli i barazimit për Kosovën u shënua në minutën e tretë shtesë nga Rrudhani. Pas tre ditësh Armenia do luajë në "Air Albania" kundër Shqipërisë. 

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër Pashkët Ortodokse, Kryepiskopi Anastas: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza! Uron Nikolla e Meta: Begati në familjet tuaja

Nesër Pashkët Ortodokse, Kryepiskopi Anastas: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza! Uron Nikolla e Meta: Begati në familjet tuaja