Kore e Jugut - Jasir Asani ka shënuar dy gola për tre minuta në Champions Leaguen aziatike. Gwangju kaloi në avantazh të dyfishtë në minutat 3 dhe 6-të kundër Jahor të Malajzisë, me Asanin protagonist absolut.
Në minutën e tretë, pas një pasimi nga Oh Hoo Sung, Jasir Asani goditi bukur me të majtën dhe e ndali sferën në rrjetë. Edhe pas tre minutash, sulmuesi i Kombëtares shënoi golin e dytë.
Jasiri duket në formë të mirë dhe ka shënuar tanimë gjashtë gola në tre ndeshjet e Champions League. Në 14 ndeshjet e këtij sezoni, Asani ka shënuar nëntë gola me Gwangju.