Raporti i një hetimi që policia ka zhvilluar në shtëpinë e Michael Jackson në Neverland Ranch në vitin 2003, është bërë publik. Në shtëpinë e ikonës së muzikës është gjetur një sasi e konsiderueshme materialesh pornografike.
Shumë nga librat dhe videot e sekuestruara në cilësinë e provës materiale janë nxjerrë në gjykatë gjatë asaj kohe, pasi një djalë 13-vjeçar, i quajtur Gavin Arvizo akuzoi këngëtarin se ka abuzuar seksualisht me të disa herë.
Sipas raportit të policisë në tualetin dhe në dhomën e tij të gjumit janë gjetur të paktën 7 koleksione me material, ku shfaqeshin djem minorenë të zhveshur. “Kishte imazhe shokuese dhe të neveritshme të torturës së fëmijëve, fëmijë apo të rritur nudo dhe sadomazokizëm,” u shpreh njëri nga hetuesit.
Një urdhër arresti u lëshua aso kohe për Michael Jackson, i cili u vetdorëzua sapo u kthye në Kaliforni.
/Shqiptarja.com