DORTMUND - Kombëtarja shqiptare e futbollit i është rikthyer stërvitjes në kampin bazë në "Kaiserau" të Dortmundit. Pas humbjes 2-1 kundër Italisë në ndeshjen e parë të Grupit B të Euro 2024, kuqezinjtë patën një stërvitje të lehtë me karakter lehtësues.
Të gjithë lojtarët ishin në dispozicionin e Sylvinhos, teksa atmosfera dukshëm ishte e nderë, kjo edhe pas humbjes me Italinë vetëm dje në mbrëmje. Në pamjet e publikuara nga FSHF, duket dëshpërimi i Rey Manaj për rastin e humbur përballë Donnarummas në fundin e ndeshjes me Italinë. "Aaaa, për pak", duket sikur komunikon lushnjari.

Rasti i Manajt
Tanimë kuqezinjtë po përgatisin ndeshjen e radhës, atë kundër Kroacisë të mërkurën në orën 15:00 në Hamburg. Veç këtij dueli, Shqipëria ka edhe përballjen e fundit në Grupin B kundër Spanjës më datën 24 qershor në Dusseldorf.
Komente









Trainier largo Hysajn nga formacioni sa me pare.Zevendesoje ose me Ismajlin ose me Mihajn(Balliu eshte edhe me keq se Hysaj). Po humbasim ndeshje prej nje njeriu te vetem.
PërgjigjuKumbulla
luani fort se nuk keni 100 ndeshje per te bere...
Përgjigju