VIDEO/ Kombëtarja shqiptare vëzhgon rivalët në ndeshjen me Italinë! Të hënën përballja me Spanjën

Mbrëmja e 20 qershorit e Euro 2024 u mbyll me fitoren 1-0 të Spanjës kundër Italisë. Në Grupin B të Euro 2024 iberikët "morën hak" për eliminimin e tre viteve më parë në gjysmëfinalet e Euro 2020 (që u zhvilluan në 2021 prej pandemisë). Me fitoren e dytë në po kaq ndeshje në këtë Evropian, Spanja është skuadra e dytë që kalon në 1/8 duke iu bashkuar Gjermanisë.

E kuqezinjtë dhe stafi I kombëtares u mblodhën së bashku mbrëmë në në qendrën sportive ku qëndrojnë të grumbulluar për të ndjekur këtë përballje. 

Me këtë tri pikësh Spanja kalon më tej duke pasur gjashtë pikë, teksa ndeshjen e fundit në grup e luan të hënën në 21:00 kundër Shqipërisë në Dusseldorf.

Kuqezinjtë duket që kanë studiuar spanjollët që do të jenë dhe kundërshtari i tyre.

Kuqezinjtë shpresojnë që të gjejnë një Spanjë më të relaksuar dhe me shpresën se do mund t'i marrin pikë për të shpresuar kalimin më tej.

Pas Spanjës që kryeson me gjashtë pikë, vendin e dytë në grup e mban Italia me tre të tilla, ndjekur nga Shqipëria dhe Kroacia me një pikë. Të treja skuadrat janë në garë për të kaluar më tej. Shqipëri - Spanjë dhe Kroaci - Itali do jenë si dy finale.

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Barzaghi: 21/06/2024 18:41

    Ti shohin mire, ne menyre te tille qe kur te lozin mos te hane shume gola. P.s. fatkeqesisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Situatë e dyshimtë në Euro 2024, Zvicrës i vjedhin tre laptop me të dhënë dhe statistika

Situatë e dyshimtë në Euro 2024, Zvicrës i vjedhin tre laptop me të dhënë dhe statistika