ITALI - Serie A e futbollit në Itali mbylli të hënën raundin e 33-të. Në stadiumin 'Via del Mare' vendasit e Lecces barazuan 1-1 kundër Fiorentinës në një ndeshje me raste dhe grintë sportive. Më i miri në fushë sipas 'FlashScore' ishte mesfushori i Kombëtares dhe Lecces, Ylber Ramadani, i cili u vlerësua me notën 8,5.
Dueli u zhbllokua pas 30-të minutave lojë me golin e Jack Harrison, teksa Fiore mori epërsinë. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për miqtë nga Firenze, ndërsa duhej minuta e 71-të, asisti i Gallo për Tiago Gabriel që Lecce të merrte një pikë të artë në zonën e mbijetesës.
Pas këtij raundi është Interi që prin renditjen me 78 pikë dhe me 'një dorë' ka prekur titullin e 21-të në histori, ndërsa Milani dhe Napoli janë 12 pikë pas kur kanë mbetur edhe pesë javë nga fundi i sezonit.
Fiorentina me 36 pikë mban vendin e 15-të, ndërsa Cremonese dhe Lecce me nga 28 pikë renditen përkatësisht në vendet 17 dhe 18.
Komente











