TIRANE - Kemi parë shpesh përleshje dhe zënka në mes të rrugës midis grupeve apo personave, përleshje të cilat kanë shkuar edhe deri në humbje jete. Kjo që shikoni në këtë vidio është një zënkë pranë gjimnazit Eqerem Cabej ne Tirane midis dy vajzave, që nga video duket të jenë nxënëse të këtij gjimnazi.
Ato janë konfliktuar me fjalë me njëra-tjetrën, më pas janë turrur duke gjuajtur e duke i shkulur flokët njëra-tjetrës. Shoqa e njërës prej vajzave është bërë pjesë e përleshjes duke e kapur vajzën tjetër për flokësh, për ti ardhur kështu në ndihmë shoqes së sajë.
Ato janë përleshur për disa minuta derisa aty kane mbërritur shoqe të tjera të dy vajzave, të cilat i kanë ndarë dhe bashkë me to janë larguar në drejtime të ndryshme.
Në momentin e largimit ato ngjajnë me dy grupe bandash të cilat pasi janë konfliktuar largohen nga vendi duke sharë e ofenduar njëri-tjetrin.
Kjo video po qarkullon në rrjetin social Facebook dhe tregon qartë se sa shumë ka degraduar shoqëria jonë. Dhuna që shfaqet çdo ditë, në shumë forma, ka prekur tashmë edhe brezin e ri.
Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
Gjimnazistet lajnë hesapet mes tyre">