Ernest Muçi ia doli të shënonte tjetër gol me Legia në Poloni. Sulmuesi shqiptar realizoi golin e parë në fitoren e Legias 0-3 në transfertë me Wisla Plock, takim i vlefshëm ky për raundin e 1/16 në Kupën e Polonisë. Djaloshi kuqezi do hapte serinë e golave në minutën e 28.
Marrje, driblim dhe gjuajtje nga jashtë zone, kjo ishte dinamika e golit të Muçit. Gjuajtja me të majtë nga afro 25 metra nuk mundi të kapej nga gardinani mik, që pa topin t'i përfundonte pas shpine. Në minutën e 71 Muçi doli nga loja, për t'u zëvendësuar nga Carlitos. Këtë sezon me Legia, Muçi ia ka dalë të shënojë katër gola mes Kupës dhe kampionatit, me skuadrën e tij që kaloi në turin tjetër të Kupës.