VIDEO/Kore raciste në stadium
futbollisti shpërthen në lot

VIDEO/Kore raciste në stadium<br />futbollisti shpërthen në lot
Gjatë ndeshja mes Partizanit të Beogradit dhe Rad nuk kanë munguar koret raciste në stadium ndaj futbollistit Everton Luiz, i cili në përfundim të ndeshje ka shpërthyer në lot.

Koret raciste ndaj mesfushorit të Partizanit kanë vazhduar gjatë 90-të minutave të ndeshjes edhe pse tifozerisë të skuadrës së Rad, u është bërë disa herë thirrje nga arbitri dhe spikeri i stadiumit.

“Jam abuzuar me thirrje raciste gjatë gjithë ndeshjes dhe jo vetëm nga tifozët e skuadrës kundërshtare, por edhe nga vet lojtarë. Kjo është ajo që më dëshpëron më shumë. E dua Serbinë dhe njerëzit e këtij vendi dhe kjo është arsyeja se pse shpërtheva në lot, por ju lutem, i thoni jo racizmit”, është  shprehur mesfushori pas përfundimit të ndeshjes.

Everton Luiz, ka luajtur për Partizanin e Beogradit, që prej janarit të 2016, kohë kur u largua nga liga zvicerane.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit