Kosova nuk ka arritur të mbajë barazimin në stadiumin e “Maksimir” të Zagrebit.
 
Djemtë e Bunjakut pësuan gol në minutën e 74, duke u gjunjëzuar përball Kroacisë me një rezultat minimal 1-0.
 
Golin e fitores për Kroacinë e shënoi mbrojtësi qendror Demagoj Vida pas një krosi të dhuruar nga ylli i Real Madrid, Luka Modric.
 
Ndeshja mes dy Kombëtareve nisi mbrëmjen e djeshme por u ndërpre për shkak të shiut dhe pamundësisë për të vazhduar lojën.
 
Me fitoren e sotme Kroacia ka kaluar në krye të grupi më 16 pikë dhe pas saj vjen Ukraina me 14 pikë.
 
Ndeshja e radhës e Dardanëve do të jetë më 5 shtator përballë Finlandës dhe do të luhet në “Loro Boriçi” në Shkodër.