Në prag të 2 ndeshjeve, të kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, deputetët e Kuvendit të pyetur nga Report Tv janë përgjigjur se për cilën prej dy ekipeve bëjnë tifo.
Si çdo shqiptar, ata kanë pasur vështirësi të zgjedhin mes dy kombëtareve, por peshorja anon përherë nga përfaqësuesja e Shqipërisë.
Disa deputetë do të zgjedhin Kosovën për shkak të rëndësisë së saj si skuadër e re, por shumica e ligjvënësve do të rrinë me pult në dorë për të ndërruar shpesh kanal mes dy ndeshjeve.
Një gjë është e sigurt, deputetët njohin situatën sportive në hollësi, madje më mirë se ligjet që votojnë, por ka edhe ndonjë që nuk e ka fare idenë, dhe nuk ka interes në këtë fushë. Për të treguar se janë në parlament, ndonjë prej tyre e lidh komentin me ndeshjen në parlament.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO