Moti i keq me stuhi dhe shi të rrëmbyeshëm kanë shkaktuar një situatë tepër të vështirë mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Pejës në Kosovë.
Uji i rrëmbyeshëm ka vëshuar nëpër rrugët e qytetit.Video të publikuara në rrjete sociale tregojnë që në disa raste uji ka marrë para edhe makina ndërsa ka dëmtuar dyqane edhe banesa
Një grua dhe fëmija i saj 5 vjeç kanë humbur jetën në lagjen "Asllan Çeshme".
“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, njofton se me datё24.06.2023 si pasojё e vërshimeve nё qytetin e Pejёs, nё lagjen “Asllan qeshme” njё fёmijё ka humbur jetën ndërsa nëna e tij ёshtё e zhdukur. Pas kërkimeve nga njësitet Policore rreth orё 01:20, tё datës 25.06.2023, ёshtё gjetur personi i zhdukur femër , vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në komunikatë.
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj përmes një postimi në facebook thotë se njësitë e kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës ku e cilësoi gjëndjen të rëndë
"Njësitë tona të kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës, do të jenë aty ku ka nevojë për t'iu dalur në ndihmë në këtë gjendje të rëndë. Me të gjitha kapacitetet tona jemi në dispozicion për të tejkaluar këtë situatë" shkruan Mehaj në facebook.
Më përpara drejtori mjekësor në Spitalin e Pejës, Besnik Ibraj,deklaroi se dhe 2 persona janë në spital në trajtim intensiv.
Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri e quajti të rëndë situatën në qytetin e tij i cili mbrëmjen e sotme u përfshi nga reshje të dendura shiu që shkaktuan vërshime të mëdha të ujit nëpër rrugët e qytetit.
Nëna dhe fëmija i saj 5 vjeç ka humbur jetën deri tani, ndërsa dëmet pritet të jenë të mëdha.
Përmes një postimi në facebook ai kërkon ndihmë.
"Jam shumë i tronditur për rastin tragjik që ka ndodhur sonte në Pejë si pasojë e vërshimeve, ku ka pasur edhe humbje jete të çmuara! Kjo është një situatë e rëndë dhe e hidhur për qytetin tonë.
Gjatë kësaj kohe të vështirë, shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim të plotë. Shpresoj të kenë forcë për ta kaluar këtë situatë.
Ndihma në kohë të vështira është thelbësore. Ekipet tona janë në terren dhe po e vëzhgojnë situatën e shkaktuar nga vërshimet" shkruan Muhaxheri.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në facebook thotë se njësitë e kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës.
Media lokale ka konfirmuar vdekjen e një gruaje dhe fëmijës së saj 5 vjeç, ndërkohë 2 janë në spital.
"Njësitë tona të kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës, do të jenë aty ku ka nevojë për t'iu dalur në ndihmë në këtë gjendje të rëndë. Me të gjitha kapacitetet tona jemi në dispozicion për të tejkaluar këtë situatë" shkruan Mehaj në facebook.
PEJE - Moti i keq me stuhi dhe shi të rrëmbyeshëm kanë shkaktuar një situatë tepër të vështirë mbrëmjen e sotme në qytetin e Pejës në Kosovë.
Uji ka vërshuar me shpejtësi nëpër rrugët e qytetit. Në videot që qarkullojnë nëpër rrjet duket një person i cili detyrohet të dalë nga dritarja e makinës pasi dera e saj ishte e pamundur të hapej për shkak të presionit të ujit.
Madje ai me shumë vështirësi arrin të largohet nga makina për të shkuar në një vend të sigurtë. Në një video tjetër dy qytetarë kanë hipur mbi makinë pasi e kanë të pamundur të kalojnë për shkak të vërshimit të ujrave.
Nuk dihet ende dëmet e shkaktuara, por nga shumë video në rrjetet sociale duket që uji ka depërtuar edhe nëpër dyqane.
NGUSHÉLLIME pèr Viktimat e Pérmbytjeve ! I béj thirrje SHTETIT SHQIPTAR tè dérgoj URGJENTISHT USHTRINÉ , dhe tè NDIHMOJNÉ QYTETARÉT SHQIPTATÉ té KOSOVÉS menjéherè
Përgjigju