Cristiano Ronaldo ka trazuar Manchester United. Akuzat e tij për mosrespekt nga trajneri ten Hag dhe dejtuesit e klubit kanë tensionuar situatën në kampin e "Djajve të Kuq", me sulmuesin që në janar duket larg klubit që e bëri të njohur në arenën ndërkombëtare.
Duket se kriza e United ka kaluar në kombëtaren e Portugalisë. Luzitanët janë grumbulluar për Kupën e Botës në Katar që nis në 20 nëntor, teksa është parë një ftohje mes CR7 dhe Bruno Fernandes, të dy shokë te Manchester United.
Në videon e publikuar nga federata e Portugalisë vihet re një ftohje mes dy lojtarëve, me Bruno që mezi e takon Ronaldon. Tanimë të fokusuar në Kupën e Botës, duket se dyshja do duhet të lënë pas situatën te United për të tentuar të shkojnë sa më larg në kompeticionin më të rëndësishëm në glob sa i takon futbollit.
Komente





